Elon Musk ka ngritur sërish shqetësimin për rënien e ndjeshme të lindshmërisë në Greqi, duke e përshkruar këtë dukuri si “vdekja e Greqisë”.

Në një postim në platformën X, ai reagoi ndaj lajmit për mbylljen e mbi 700 shkollave në vendin fqinj, për shkak të mungesës së nxënësve.

Ky nuk është hera e parë që miliarderi shprehet mbi krizën demografike greke. Në prill 2024, Musk theksoi se “Greqia po përjeton një kolaps demografik”, ndërsa në shtator të po atij viti u shpreh i habitur që numri i vdekjeve ishte dyfishuar në krahasim me atë të lindjeve.

Të dhënat e fundit të publikuara nga “Visegrad 24” tregojnë se Greqia ka një nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në Bashkimin Evropian. Për pasojë, gjatë vitit shkollor 2025–2026, pritet të mbyllen 721 shkolla, të cilat nuk arrijnë të sigurojnë numrin minimal prej 15 nxënësish për klasë.