Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Greqi. Pak më parë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitutë 4 të shkallës Rihter, 31 kilometra nga Larisa.
Sipas mediave greke epiqendra gjithashtu u raportua 16 kilometra në jugperëndim të Elassona, ndërsa thellësia fokale e dridhjeve sizmike ishte 5.8 km.
Kujtojmë që rreth një javë më parë një tërmet i fortë goditi Greqinë duke u ndjerë deri në Tiranë.