Një oficere e Policisë së Hampshire, e identifikuar si PC A, është shkarkuar nga detyra pasi abuzoi me pozitën e saj për të marrë të dhëna personale të një qytetari dhe për të përdorur uniformën e policisë për qëllime të pahijshme në aplikacione takimesh.

PC A, 27 vjeçare, kishte marrë informacionin personal të një barmeni gjatë një incidenti rendi publik dhe më pas e kishte gjurmoi atë për takime. Ajo përdori uniformën e saj të policisë për të pozuar në profilin e aplikacionit Tinder, ku kishte shkruar një biografi provokuese: “Po kërkoni një grua paksa të paqëndrueshme mendërisht?”.

Përveç përdorimit të uniformës në rrjetet sociale, PC A kishte shpërndarë imazhe të aktiviteteve operacionale të policisë dhe informacione të qytetarëve, duke shkelur rregullat e policisë për përdorimin e mediave sociale.

Pas një hetimi të thelluar, u konstatua se PC A kishte dështuar të kuptonte pasojat e sjelljes së saj dhe se kishte shkelur rëndë standardet e shërbimit të policisë. Ajo u largua nga forca pas një seance dëgjimore dhe është vendosur në Listën e Ndaluar të Policisë për pesë vjet.