Në fjalimin e tij të fitores pas shpalljes së rezultatit, ish-presidenti Donald Trump falënderoi bashkëshorten e tij, Melania Trump, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm gjatë fushatës zgjedhore.

Ai e lavdëroi Melania-n për punën e palodhur dhe për ndihmën që ka ofruar gjatë periudhës së fushatës. “Dua të falenderoj gruan time të bukur, Melania, Zonjën e Parë.

Ajo ka bërë një punë të jashtëzakonshme, ka një libër që është best-seller nr.1 në vend dhe ka punuar shumë fort për të ndihmuar njerëzit,” tha Trump.

Ai gjithashtu falënderoi familjen e tij, duke përmendur fëmijët e tij të jashtëzakonshëm dhe duke nderuar kujtimin e babait të tij, i cili nuk jeton më, si dhe mamanë e Melanias, për të cilën ai tha se ishte një grua e jashtëzakonshme.