Jess Wright, 32 vjeçe ka vendosur të mbajë një tabelë Exel ku shënon çdo detyrë të lënë pas dore nga bashkëshorti i saj, DJ. Për gabime të vogla si lënia e pastës së dhëmbëve jashtë vendit, gjoba është 5 dollarë, ndërsa për harresa më të mëdha si vendosja e karrocave të fëmijëve, shuma shkon deri në 50 dollarë.
Fillimisht DJ u surprizua nga sistemi i gjobave por tashmë thotë se funksionon: “Ajo nuk bërtet. Unë thjesht e paguaj dhe kaq”. Të martuar prej 7 vitesh dhe me tre fëmijë, çifti thotë se kjo metodë ka ulur ndjeshëm debatet dhe ka sjellë më shumë ekuilibër në ndarjen e përgjegjësive të përditshme.