Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me kërkesën e fundit që i ka bërë kabinetit të tij qeverisës.
Sipas mediave të huaja, ai ka udhëzuar qeverinë e tij që të shqyrtojë zgjerimin e sigurimit shëndetësor publik që t’i mbulojë trajtimet për mbjelljen e flokëve. Kreu i qeverisë ka argumentuar se rënia e flokëve është bërë një “çështje mbijetese” dhe jo shqetësim kozmetik për të rinjtë.
Propozimi, i cili që atëherë është pritur me reagime negative nga profesionistët mjekësorë dhe figurat konservatore.
Koreja e Jugut operon një skemë universale sigurimi të financuar nga pagesat që llogariten në bazë të të ardhurave. Aktualisht, skema mbulon vetëm rënien e flokëve të shkaktuara nga arsyet mjekësore, siç është “alopecia areata” (Një sëmundje që shkakton rënien e ndjeshme të flokëve). Shumica e trajtimeve për mbjelljen e flokëve nga rënia e zakonshme mbeten të përjashtuara nga mbulimi.
Presidenti e ka propozuar për herë të parë politikën si kandidat gjatë fushatës së pasuksesshme zgjedhore presidenciale të vitit 2022, kur u kritikua si çështje populiste, por e tërhoqi nga platforma e fundit zgjedhore.


