Hamas i është përgjigjur ultimatumit të presidentit Donald Trump për planin e paqes.
Sipas njoftimit, grupi i armatosur palestinez pranon të dorëzojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, në përputhje me pikave të propozuara nga plani amerikan, brenda 72 orësh. Hamasi deklaron gjithashtu se është i gatshëm të nisë menjëherë negociatat përmes ndërmjetësve, për të përcaktuar detajet e nevojshme për realizimin e procesit.
Zhvillimi vjen ndërsa SHBA-ja kishte vënë një afat për pranim të marrëveshjes deri të dielën dhe Shtëpia e Bardhë kishte rritur presionin ndaj organizatës.