Grupi “Hamas” i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke i kërkuar drejtpërdrejt atij të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza, në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve që mbahen atje.

Kjo u raportua ekskluzivisht nga “Fox News”, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës amerikane dhe një burim të përfshirë në negociata. Letra është aktualisht në duart e Katarit, që pritet t’ia dorëzojë udhëheqësit të Shtëpisë së Bardhë më vonë këtë javë.

Doha zyrtare ka pezulluar përpjekjet e ndërmjetësimit për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e 48 pengjeve, të kapur që nga sulmi i Izraelit ndaj udhëheqjes së “Hamasit” në kryeqytetin e Katarit dy javë më parë.