Hamasi paralajmëroi sot se nëse Izraeli po përgatit nis sulmin në Qytetin e Gazës, pengjet izraelite që mban do të përballen me “të njëjtat rreziqe” si luftëtarët e saj.
“Ne do të kujdesemi për të burgosurit sa më mirë që të mundemi, dhe ata do të jenë me luftëtarët tanë në zonat e luftimeve dhe konfliktit, ata do t’i nënshtrohen të njëjtave rreziqeve dhe të njëjtave kushte jetese. Për çdo të burgosur të vrarë në sulm, ne do të publikojmë emrin e tij, foton e tij dhe provat e vdekjes së tij”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Hamasi.
Pas pothuajse dy vitesh lufte, e cila u nxit nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu i ka urdhëruar ushtrisë të përgatitet për një sulm të madh të afërt në Qytetin e Gazës me qëllimin e deklaruar të asgjësimit të Hamasit dhe kthimit në Izrael të të gjithë pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës.
Nga 251 pengjet e marra gjatë sulmit të 7 tetorit, 47 mbeten në Rripin e Gazës, nga të cilët rreth 20 besohet se janë ende gjallë.
