Sipas deklaratës së organizatës palestineze, ende mbeten çështje të hapura që po negociohen, mes të cilave sigurimi i ndihmës humanitare, tërheqja e forcave izraelite nga enklava dhe “garancitë e vërteta” për një armëpushim të përhershëm.
Hamasi thekson se bisedimet po zhvillohen me vështirësi, për shkak të “këmbënguljes së Izraelit”.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi dje se një armëpushim në Gaza mund të arrihet brenda kësaj jave ose javës së ardhshme.
