Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreziku nga “Hantavirusi” për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët, edhe pas rasteve të fundit të raportuara në një anije turistike që udhëtonte nga Argjentina drejt Kepit të Gjelbër, sipas “Il Messaggero”.

Organizata thekson se virusi zakonisht transmetohet nga kontakti me brejtës të infektuar ose jashtëqitjet e tyre, ndërsa transmetimi nga njeriu te njeriu është shumë i rrallë dhe është dokumentuar vetëm për variantin “Andes”.

Ekspertët e OBSH-së, Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve dhe instituteve kërkimore në Afrikën Jugore, Zvicër, Holandë dhe Senegal kryen një vlerësim epidemiologjik, pas shpërthimit të virusit në anijen “MV Hondius”.

Analizat laboratorike konfirmuan se bëhet fjalë për variantin Andes të Hantavirusit.

Ekspertët shpjegojnë se infektimi zakonisht ndodh kur njeriu thith grimca të kontaminuara nga urina apo jashtëqitjet e brejtësve, sidomos gjatë pastrimit të vendeve të infektuara.

Simptomat fillestare përfshijnë ethe, lodhje, marramendje, të vjella dhe dhimbje muskulore, ndërsa në raste të rënda mund të shkaktojë sindromë pulmonare ose temperaturë hemorragjike dhe dëmtim të veshkave.

OBSH thekson se nuk ka nevojë për kufizime udhëtimi apo alarm publik, megjithëse situata po monitorohet vazhdimisht.

Rasti i fundit që ngriti shqetësime lidhet me një grup pasagjerësh në një anije turistike, ku u raportuan disa raste dhe viktima, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar zinxhirin e infektimit.

Mjekët infeksionistë sqarojnë se virusi njihet prej dekadash dhe është i pranishëm në disa vende të Ballkanit, përfshirë Serbi dhe Bosnjë-Herzegovinë, por deri tani nuk konsiderohet kërcënim i gjerë për Evropën.

Hantavirus transmetohet te njeriu kryesisht përmes kontaktit me brejtës të infektuar ose me jashtëqitjet e tyre dhe mund të shkaktojë infeksione serioze, si ethe hemorragjike me sindromë renale ose sindromë pulmonare. Megjithatë, virusi paraqet rrezik të ulët për popullatën e përgjithshme.

Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe komuniteti shkencor bëjnë thirrje për qetësi, duke theksuar se kjo familje virusesh nuk lidhet me një rrezik pandemik, pasi transmetimi nga njeriu te njeriu është shumë i rrallë. Megjithatë, mbetet i nevojshëm monitorimi i vazhdueshëm i situatës.

Virusi mund të shkaktojë infeksione të rënda, si ethe hemorragjike ose sindromë pulmonare, por transmetimi ndodh përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me brejtës të infektuar apo me jashtëqitjet e tyre.

Ekspertët dyshojnë se personi i prekur mund të ketë thithur grimca të kontaminuara nga jashtëqitjet e brejtësve që mbartnin variantin Andes të virusit.

Transmetimi nga njeriu te njeriu i Hantavirusit është jashtëzakonisht i rrallë, megjithëse autoritetet shëndetësore theksojnë nevojën për mbikëqyrje të vazhdueshme.