Greqia dhe Turqia kanë ndërmarrë hapi ne parë për të diskutuar rreth një marrëveshje për konfliktin në Mesdhe e për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.


Sipas agjencisë “Anadolu”, delegacionet ushtarake të dy vendeve kanë zhvilluar takimin e parë teknik në NATO.


Takimi u mbajt për të diskutuar mënyrat për të zvogëluar rrezikun e incidenteve ‘të nxehta’ në Mesdheun Lindor.


Takimi i ardhshëm është caktuar për 17 shtator, ditën e nesërme.