Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se Rusia është kundër një armëpushimi të menjëhershëm në Ukrainë sepse kjo do të thoshte “harrim i shkaqeve rrënjësore të këtij konflikti”.
“Një ndërprerje e menjëhershme e luftimeve do të ishte gjithashtu kundër marrëveshjeve të arritura gjatë negociatave të gjata midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në samitin e gushtit në Alaska”, shtoi Lavrov.
Presidenti amerikan kishte bërë thirrje për një ngrirje të konfliktit në vijën aktuale të frontit, për të cilën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë, shprehën mbështetjen e tyre sot.