
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdogan dhe Thaçi u takuan për mëngjes në rezidencën Vahdettin në Stamboll. Gjithashtu në këtë program i pranishëm ishte edhe zëdhënësi i Presidencës, turke Ibrahim Kalın.
Një javë më parë presidenti turk pati edhe një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Erdogan pati zhvilluar më herët dhe një bisedë telefonike me Thaçin dhe Vuçiç. Turqia ka shprehur gjithnjë interes dhe pavarësisht konfliktit me Greqinë, presidentin Erdogan nuk e ka lënë jashtë vëmendjes Ballkanin.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Thaçi ka paralajmëruar fuqizim të partneritetit me Turqinë, të cilin e ka quajtur strategjik.
“Mirënjohës presidentit Erdogan për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën frytdhënëse rreth të gjitha çështjeve të interesit reciprok, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale si dhe globale”, ka shkruar Thaçi.