Sulmet në të gjithë Lindjen e Mesme kanë vazhduar, me goditjet që nuk kursyen as Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Arabinë Saudite, ndërsa një dron iranian sulmoi gjithashtu një bazë britanike të RAF-it në Qipro e dy të tjerë u interceptuan më vonë. 3

1 i vrarë në Liban, 555 viktima në Iran dhe 4 jetë të humbura në radhët e ushtrisë amerikane: Bilanci i konfliktit duket i destinuar të mos ndalet këtu, mes paralajmërimeve të presidentit Donald Trump se operacionet luftarake do të vazhdojnë me “forcë të plotë” derisa të arrihen të gjitha objektivat e Uashingtonit. Po ku kanë sulmuar saktësisht Izraeli dhe SHBA? Sulmet e koordinuara gjatë fundjavës shkatërruan fillimisht ajrore në Iranin perëndimor dhe qendror, thotë BBC Verify që siguroi imazhe satelitore të marra mëngjesin e së shtunës, ku shiheshin dhe dëme të konsiderueshme në një pjesë të kompleksit të “Shtëpisë së Udhëheqjes”, zyra e Ajatollah Khameneit.

Një hartë e saj tregon saktësisht shënjestrat e mësyra në valën e parë, duke përfshirë bazat ushtarake në Kermanshah e Tabriz, dhe baza e madhe detare në Konarak.

Trump, tha se forcat amerikane kishin fundosur 10 anije luftarake iraniane dhe kishin “shkatërruar në masë të madhe” selinë e marinës së tyre. Izraeli ndërkohë njoftoi se po kryente sulme në Liban pasi Hezbollahu lëshoi raketa drejt Haifës.

Shteti hebre goditi bastionin e Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit dhe zona pranë aeroportit të qytetit, si dhe objektiva në jug të Libanit.

Po ndërkohë, ku ka sulmuar Irani? Një tjetër hartë tregon se vendet e përballuara me sulmet shpaguese të Republikës Islamike janë edhe më shumë: Qipro, Izrael, Irak, Jordani, Kuvajt, Arabia Saudite, Bahrein, katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman, ose më saktë vende ku ka baza amerikane apo izraelite në rajon.

Si po e prek konflikti ekonominë globale? Çmimet e naftës dhe gazit u rritën teksa ndërsa prodhuesit, kompanitë e sigurimeve dhe firmat e transportit detar u prekën nga lufta dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit. Kostoja e gazit europian u rrit me mbi 30% pasi prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror të lëngëzuar (LNG), Qatar Energy, njoftoi se po ndalte prodhimin. Katari furnizon rreth një të pestën e furnizimeve globale me LNG. Gjendja është larg qetësimit, pasi gjatë dy ditëve të fundit janë raportuar disa sulme ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit.