Është shumë e rrallë të dëgjosh presidentin rus Vladimir Putin të flasë në anglisht, por ai zgjodhi ta përdorte që në fund të konferencës me Donald Trump t’i bënte ftesë presidentit amerikan për një tskim në Rusi.
“Faleminderit, Vladimir. Ndoshta do të shihemi shumë shpejt”, tha Donald Trump në fund të deklaratës së tij.
“Herën tjetër në Moskë?” ishte ftesa-pyetje e udhëheqësit rus dhe në anglisht.
Trump disi i habitur u përgjigj: “Oh, interesante. Do të dëgjoj për këtë, por mund të ndodhë.”
Konferenca mes dy presidentëve u zhvillua pas takimit që zgjati gati 3 orë.
Trump: Thank you Vladimir, I will probably see you again very soon.
— Clash Report (@clashreport) August 15, 2025
Putin: Next time in Moscow?
Trump: I could see it happening. pic.twitter.com/Xudpf9MxQ5
