10 persona, mes të cilëve edhe një kardinal italian janë marrë të pandehur nga gjykata e Vatikanit me akuzën e përvetësimit të fondeve.
Kardinali Angelo Beçiu është bërë kleriku i rangut më të lartë në Vatikan që paditet për akuza që përfshijnë përvetësim fondesh dhe shpërdorim detyre.
Kardinali 73-vjeçar, i cili mohon akuzat u detyrua të japë dorëheqjen shtatorin e kaluar, por ruan titullin e tij si kardinal. Akuzat lidhen me një blerje prone prej miliona dollarësh me fonde të Kishës në Londër.
Kardinali Beçiu ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Papa Françeskut dhe mbante një post lartë në Sekretariatin e Shtetit të Vatikanit, i cili administron dhurimet që i bëhen Kishës Katolike në mbarë botën.
Ai do të përballet me pyetje mbi një marrëveshje të diskutueshme për të investuar në një ndërtesë luksoze të Londrës, ndërsa ishte në krye të sekretariatit; marrëveshja që atëherë ka qenë objekt i një hetimi financiar.
200 milionë dollarë ka paguar Vatikani për bllokun e apartamenteve në Sloane Avenue të Londrës. Paratë dolën nga Kisha përmes fondeve dhe kompanive të tjera përmes një forme një marrëveshje që kardinali kishte mbrojtur në të kaluarën.
Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, kardinali tha se ai ishte “viktimë e një komploti”.
BBC thotë se rasti në fjalë tregon marrëdhënien e vështirë të Vatikanit me financat e tij, që është bërë një nga temat kryesore nga Papa Françesku.
Paralelisht me dëshirën e tij për ta bërë Kishën një vend të shenjtë ku të gjithë, sado të papërsosur, të mund të gjejnë një vend ku të gjejnë mbështetje, Vatikani ka qenë edhe një destinacion për ata që e kanë shfrytëzuar për t’u pasuruar.
Gjithsesi, krimet e pretenduara të renditura ndaj kardinalit italian ende duhet të provohen në gjykatë.