Dhjetëra gra me bikini u shpëtuan së fundmi nga një jaht në brigjet e Miamit. Të shtunën pasdite, rreth 30 gra hipën në anijen luksoze të bërë për vetëm pesë pasagjerë.

Para se të ndodhte më e keqja, ato postuan video e fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, duke shijuar shampanjën në jahtin luksoz.

Por kaosi shpërtheu kur jahti 4.5 milionë dollarë filloi të fundosej. Për fat të mirë të gjitha pasagjeret u shpëtuan menjëherë me një anije tjetër.