Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë periudhë të vështirë atmosferike me të cilën Spanja po haset momentalisht. Parandalimi i zjarreve është bërë një përpjekje e teknologjisë së lartë e satelitëve , dronëve dhe sistemeve të inteligjencës artificiale. Por 80 milje në jug të Barcelonës, Joan Cedo Sans, kryetar bashkie në Tivissa ka ndërmarrë një nismë që ndihmon mjedisin dhe kafshët.
Gomarët e kryebashkiakut Cedo, duke kullotur barërat që kanë më shumë gjasa të digjen në male dhe zona rurale, ata krijojnë breza natyrorë kundër zjarrit në të gjithë peizazhin e thatë mesdhetar. Këtë verë, zjarre masive kanë përfshirë Evropën Jugore më shumë se zakonisht. Më shumë se 240,000 hektarë tokë janë shkatërruar tashmë në të gjithë Spanjën, me një zjarr të kohëve të fundit në jug që u shndërrua në një nga zjarret më vdekjeprurëse të vendit. Duke kujtuar zjarret që përfshiu tokën e tij në Katalonjë, në verilindje të Spanjës, në vitin 2013, Cedo vendosi të testonte nëse gomarët e parë do të pastronin shkurret e pyllit përreth tij.
“Ata hëngrën gjithçka”, tha ai.
Cedo beson se projekti është i dobishëm për të dyja palët sepse gomarët parandalojnë zjarret dhe puna u jep atyre një “jetë dinjitoze”, kujdes mjekësor nga një veteriner vullnetar dhe ushqim plotësues me prodhime të dhuruara nga fermat lokale dhe një park tematik aty pranë.

