Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi 2-vjeçari Domenico, i cili kishte kryer një transplant zemre dy muaj më parë në Ospedale Monaldi në Napoli, ka ndërruar jetë.

Lajmi u konfirmua nga avokati i familjes, Francesco Petrucci. Fëmija kishte pasur nevojë për transplant pasi zemra e tij kishte dështuar, dhe organi i dhuruar kishte mbërritur nga Bolzano, por kishte pësuar dëmtime serioze gjatë transportit, gjë që ndikoi negativisht në gjendjen shëndetësore të tij.

Nëna e vogëlushit, në një rrëfim prekës për emisionin “Mi Manda Rai Tre”, përshkroi momentet e fundit të jetës së të birit. Ajo tregoi se kishte marrë një telefonatë natën vonë, rreth orës 04:00, ku e informuan se ECMO (sistemi mekanik i mbështetjes së jetës) po fillonte të ngadalësohej dhe se gjendja e fëmijës po përkeqësohej. Ajo qëndroi pranë të birit deri në momentin e fundit, kur makina u fik dhe gjithçka mbaroi.

Pranë saj në ato momente të vështira ndodhej edhe Domenico Battaglia, Kryepeshkopi i Napolit, i cili kremtoi sakramentin dhe i dha bekimin e fundit fëmijës. Në përpjekjet për ta lehtësuar dhimbjen, të premten kishte nisur kujdesi paliativ, ndërsa Domenico ndodhej në gjendje kome dhe nuk u zgjuan kurrë nga gjendja kritike.