Një çift, i cili fitoi £1.8 milionë lotari, për fat të keq ka përfunduar i ndarë pasi humbi gjithçka dhe për këtë fajsojnë njëri-tjetrin.
Pasi Roger and Lara Griffiths fituan çmimin e madh në vitin 2005, ata vendosën të linin punët e tyre, ku Roger punonte se menaxher IT ndërsa Lara ishte një mësuese.
Ata madje blenë një shtëpi të madhe luksoze në North Yorkshire, e cila kushtoi 800.000 paund.
Megjithatë, vlerë e shtëpisë ra shumë kur kriza e shtëpive goditi vendin. Po të njëjtën gjë pësoi edhe një sallon bukurie që ata kishin blerë në atë kohë.
Përpos parave që shpenzuan për të blerë pronat e tyre, Roger harxhoi 25.000 paund për të sponsorizuar një këngë për bandën e tij muzikore kur ishte në universitet.
Brenda disa javësh, Roger bleu një makinë me vlerë 18 mijë paund ndërsa Lara prenotoi një udhëtim për në Dubai, ku qëndroi në një hotel me 5 yje.
“Ne duhet të kemi shpenzuar rreth 15 mijë paund brenda 10 ditësh”, ka thënë Roger.
Por mbas 8 vitesh që fituan çmimin, në vitin 2013, të gjitha paratë e çiftit u harxhuan dhe po ashtu marrëdhënia e tyre përfundoi.
Kur çifti u nda pas 14 vitesh martesë, ata fajsuan njëri-tjetrin për krizën financiare.
Në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, Lara tregon se tashmë ajo është edhe më keq seç ishte para se të fitonin llotarinë.