Është shënuar rekordi i parë që nga çmimi më i lartë i metalit të arit që nga ai i shënuar në tetor, kur kursi kapi shifrën pak mbi 4.380 dollarë për onse ose për 31,1 gram.

Ari dje mbërriti çmimin 4.420 dollarë. Kësisoj, metali i çmuar pak para fundit të vitit shënon një plus vjetor prej gati 70%. Kjo rritje konsiderohet se ka të bëjë kryesisht me pasiguritë gjeopolitike dhe ekonomike si dhe me luftrat dhe doganat. Shumë depozitues në kohë të tilla preferojnë të ashtuquajturit porte të sigurta si ar dhe argjend.

“Ari prej shekujsh ka një stabilitet të madh tek fuqia blerëse, pavarësisht sistemeve politike, apo krizave monetare dhe ekonomike”-, tha shefi i shoqatës së degës se shoqatave profesionale të metaleve të çmuara.

Në rritjen e kursit të arit ka ndikuar edhe zhvillimi i normave reale të interesit si dhe dobësimi i dollarit. Gjithashtu kërkesa e bankave të rezervave ka të bëjë me shtimin e rezervave të tyre të arit gjatë këtij viti. Sipas Bankës Qendrore Europiane (BQE) bankat qendrore kombëtare më 2024 mbulonin mbi 20 përqind të kërkesës globale për ar.

Sipas ekspertëve, kërkesa e bankave qendrore për ar, do të mbetet konstante e sigurt në sfondin e pasigurisë gjeopolitike dhe të politikave tregtare si ajo e doganave World. Nëse ngadalësohet rritja ekonomike ose ka një rënie të fuqishme, janë të mundura fitime të moderuara ose të mëdha.

“Në të kundërt nëse një sukses i politikës që po ndjek administrata e presidentit të SHBA-së Donald Trump do të përshpejtonte rritjen ekonomike duke ulur reziqet gjeopolitike, kjo do të çonte në rritje e intereave dhe fuorcimin e dollarit që do të ndikonte në uljen e çmimit të arit”-, thanë ata.