Sanae Takaichi ka fituar zgjedhjet historike duke u bërë kryeministrja e parë grua e Japonisë.

Ligjvënësit në Dhomën e Ulët votuan që Sanae Takaichi të bëhej Kryeministrja e ardhshme e vendit. Ajo mori 237 vota, më shumë se sa nevojitet për një shumicë të thjeshtë.

Konservatorja 64-vjeçare njihet si “Zonja e Hekurt” e Japonisë – ajo është një admiruese e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher.

Kjo është përpjekja e saj e tretë për t’u bërë udhëheqëse, ndërsa është kryeministrja e katërt në 5 vjet nga partia e saj e goditur nga skandalet, LDP.

Partia Liberale Demokratike në pushtet në Japoni ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë muajve të fundit:

14 dhjetor 2023: Katër ministra në kabinetin e kryeministrit Fumio Kishida dhanë dorëheqjen për shkak të skandalit të mbledhjes së fondeve.

Gusht 2024: Kryeministri Kishida njoftoi se nuk do të kandidonte në garën e ardhshme për udhëheqjen e partisë

Shtator – tetor 2024: Shigeru Ishiba u zgjodh udhëheqës i ri i LDP-së, mori detyrën si kryeministër dhe shpalli zgjedhje të parakohshme.

27 tetor 2024: LDP dhe partneri i saj i koalicionit Komeito humbasin shumicën në dhomën e ulët për herë të parë që nga viti 2009

20 korrik 2025: Koalicioni LDP-Komeito humbi shumicën në zgjedhjet e dhomës së sipërme

7 shtator 2025: Kryeministri Shigeru Ishiba njoftoi dorëheqjen

3 tetor 2025: Sanae Takaichi u zgjodh udhëheqëse e re e LDP-së

10 tetor 2025: Komeito u largua nga koalicioni për shkak të mosmarrëveshjeve me Takaichi-n.

20 tetor 2025: Takaichi formoi koalicion të ri me Partinë e Inovacionit të Japonisë, parti opozitare e krahut të djathtë.