Suat Shaqiri nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar garën për kryetar të Komunës së Çashkës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Shaqiri ka siguruar 50.75% të votave, përkatësisht 2,322 vota, duke fituar shumicën absolute dhe duke shmangur nevojën për raund të dytë.

Pas tij është renditur kandidati i LSDM-së, Goran Stojanovski, me 24.26% të votave, ndërsa Dejan Andonovski i VMRO-DPMNE-së ka marrë 23.29%.

Fitorja e Shaqirit në këtë komunë përbën një nga rezultatet më domethënëse, pasi që shqiptarët për herë të parë fitojnë këtë komunë në pjesën qendrore të Maqedonisë së Veriut.