Një turist po përballet me një gjobë marramendëse prej 200,000 eurosh për hedhjen e një guri masiv poshtë një gryke në një park kombëtar të njohur. Miku i të riut e filmoi atë duke hedhur gurin e rëndë dhe videoja u publikua më vonë në mediat sociale. Sekonda pasi guri i madh u hodh, një zhurmë u dëgjua ndërsa goditi tokën disa metra më poshtë. Veprimi u filmua në një pikë përgjatë shtegut të njohur Cares në parkun kombëtar Picos de Europa të Spanjës veriore. Nga 2 milionë vizitorët vjetorë të parkut, rreth 300,000 ecin në shtegun Cares, rruga e tij më e njohur për ecje.
Garda Civile Spanjolle ka njoftuar se po hetojnë sjelljet e të riut. Një zëdhënës tha: “Kjo mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Hedhja e këtij guri mund ta dënojë këtë person me një gjobë që varion nga 5,001 deri në 200,000 euro. Prishja e mjedisit në parkun kombëtar Picos de Europa klasifikohet si një shkelje shumë e rëndë. Mbajeni mend këtë kur vizitoni një park kombëtar, këto janë zona të mbrojtura posaçërisht për shkak të vlerës së tyre të lartë mjedisore. Ka fermerë bagëtish që kalojnë andej poshtë. Shakaja juaj e vogël mund të kishte përfunduar keq”-tha ndër tjera nga Garda Civile.