Një krim i rëndë ka tronditur Francën, ku një 12-vjeçare raportohet se është përdhunuar dhe torturuar mizorisht nga një grua algjeriane.
Dahbia Benkired, 27 vjeç, akuzohet se e ka marrë Lola Daviet nga shkolla duke e bindur të shkonte në shtëpinë e saj duke u sjellë si mike e saj. Por pikërisht kjo shtëpi do të kthehej në ferrin që do i merrte jetën të miturës, raporton “Daily Mail”.
27-vjeçarja fillimisht e ka dhunuar dhe e ka detyruar të zhvishet, e më pas e ka përdhunuar. Ajo vijoi dhunën duke e ngjitur gjithë trupin e të miturës me ngjitës. Kjo çoi në asfiksimin dhe vdekjen e vajzës, për shkak të mungesës së frymëmarrjes. Për të zhdukur gjurmët, ajo e preu trupin e saj me gërshërë.
Pas disa ditësh e zhdukur, trupi i 12-vjeçares u gjet në një bagazh në hollin e ndërtesës ku babai dhe nëna e saj punonin si kujdestarë.
Sipas hetimeve, shka për krimin ishte bërë një konflikt që gruaja kishte patur me nënën e vajzës, teksa rezultoi se 27-vjeçarja kishte më herët histori të përballjes me probleme të shëndetit mendor.