Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në në Çeki, ku një 35-vjeçare i ka marrë jetën foshnjës së saj.

Raportohet se gruaja e solli në jetë foshnjën dhe menjëherë më pas e vrau, ndërsa trupin ua hodhi qenve për ta ngrënë në mënyrë që të zhdukte gjurmët. Ngjarja nisi të zbardhej kur vjehrra e të dyshuarës gjeti në pronën e saj një qese plastike me njolla gjaku dhe brenda saj dorën e prerë në shpatull të një fëmije. Ajo njoftoi menjëherë autoritetet, të cilat nisën një operacion në shkallë të gjerë.

Dhjetëra oficerë policie, zjarrfikës dhe qen kërkimi krehën zonën rreth rrugës “Hornická”, duke kontrolluar shkurret dhe kazanët e mbeturinave për pjesët e tjera të trupit, por pa rezultat. Dora e gjetur nga vjehrra ishte e vetmja pjesë që kishte mbetur nga kufoma pasi qentë dhe kafshë të tjera të egra dyshohet se e kanë ngrënë. Banorët vendas kishin vënë re se gruaja ishte shtatzënë, por barku i saj ishte zhdukur papritur pa parë asnjë foshnjë. Përballë provave të shumta të grumbulluara nga policia gjatë kontrollit të banesës, gruaja ka thyer heshtjen dhe ka rrëfyer lindjen sekrete dhe vrasjen e foshnjës, duke përfunduar në pranga.

Ngjarja u rëndua dhe më tepër kur partneri i autores, pasi mori vesh ngjajren, tentoi të kryente vetëvrasje.