Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ditën e sotme, ku një burrë ka tentuar të vrasë gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Napolit ku një 74-vjeçar ka qëlluar disa herë me gërshërë në fyt dhe gjoks bashkëshorten e tij 71-vjeçare, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mediat italiane shkruajnë se policia është ende duke hetuar shkaqet e ngjarjes. Duket se i moshuari ka përfituar nga fakti që gruaja e tij ishte duke fjetur për ta goditur me gërshërë në fyt dhe gjoks. Gruaja e përgjakur ka bërtitur ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë thirrur karabinierët dhe pak më pas kanë mbërritur familjarët, të cilët kanë shpëtuar 71-vjeçaren nga dora e agresorit.