Meksika është shokuar pas zbulimit të 53 kufomave, të cilat ishin groposur në një var masiv, në provincën  Irapuato, Guanajuato.

I tmerrshëm është dhe mënyra se si vari masiv u zbulua. Fillimisht u pa një qen, i cili po qarkullonte në zonën ku u gjetën trupat, me një dorë njeriu në gojë. Njerëzit u tmerruan dhe lajmëruan menjëherë autoritetet, të cilët bënë zbulimin e kobshëm. Trupat ishin të futur në qese plehrash dhe ishin varrosur në një gropë të cekët sa për të mos u vënë re.

Disa prej trupave janë identifikuar, ndërsa vijon ende puna për identifikimin e të tjerëve, e po ashtu për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tyre.

Midis janarit dhe shtatorit të këtij viti, zona e Guanajuato ka parë më shumë se 2,400 vrasje si dhe rreth 3,000 zhdukje, për shkak të përplasjeve mes bandave kriminale të zonës.  Në dy muajt e fundit, 50 persona janë tronditur edhe në rrugë.