Një ngjarje horror ka ndodhur në Greqi, ku autoritetet vendase kanë gjetur një kokë njeriu brenda një qeseje.

Koka u gjet rastësisht gjatë procesit të selektimit të mbetjeve nga kompania e patrimit në Chania, ndërsa fillimisht u dyshua se koka i përkiste një gruaje, por tashmë mendohet se i përket një burri aziatik.

Autoritetet policore që po hetojnë rastin dyshojnë se pjesët e tjera të trupit janë shpërndarë nëpër çanta apo qese të tjera.  Autoritete greke janë duke punuar për identifikimit të viktimës, por duket se zgjidhja e krimit konsiderohet i vështirë, pasi për më tepër nuk është denoncuar asnjë rast zhdukjeje pranë qytetit Chania.