Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, ku është gjetur një trup i copëtuar brenda një çante.

Sipas mediave vendase, trupi është gjetur pranë një hekurudhe në qytetin Spoleto, nga një qytetar që ishte duke pritur trenin. Një kalimtar vuri re çantën dhe njoftoi policinë pasi dyshonte se mund të ishte lëndë shpërthyese, por kur efektivët e hapën, aty u gjet një trup i masakruar.

Hetuesit po kryejnë inspektime të çantës dhe zonës përreth, duke kërkuar gjurmë që mund të ndihmojnë në rindërtimin e mënyrës dhe kohës kur është braktisur trupi. Për momentin, trupi nuk është identifikuar por viktima është i gjinisë mashkull, ndërkohë pritet rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Gjithashtu po këqyren kamerat e sigurisë për të zbuluar se kush mund ta ketë transportuar dhe lënë çantën në atë zonë relativisht të izoluar, por jo shumë larg qendrës së qytetit.