Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në SHBA, teksa u zbulua se një grua ka mbajtur trupin e pajetë të nënës së saj në frigorifer për gati dy vjet.

Ngjarja ka ndodhur në Çikago, ku 69-vjeçarja Eva Bratcher u paraqit në gjykatë të enjten me akuzën e fshehjes së vdekjes së nënës së saj 96-vjeçare dhe posedimit të një identiteti të rremë.

Trupi i pajetë i Regina Michalski u gjet në fillim të javës brenda një frigorifer në një garazh pranë banesës ku jetonin dy gratë. Nga provat e para, autoritetet kanë konstatuar se e moshuara ka ndërruar jetë në mars të vitit 2021, ndërsa shkaku i vdekjes do të përcaktohet deri në shkrirjen e trupit.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që 69-vjeçari është në telashe me autoritetet e Çikagos. Ajo ka dënime të mëparshme për falsifikim dhe hetuesit, sipas Chicago Sun-Times, po përpiqen të përcaktojnë nëse 69-vjeçarja po mblidhte përfitimet e sigurimeve shoqërore të nënës së saj, raportoi Chicago Sun-Times.