Një incident i pazakontë dhe tronditës ndodhi në një taksi në Rusi, ku një grua nxori papritur një hanxhar ndaj shoferit, vetëm sepse nuk i pëlqeu kënga që luhej në radio. Ngjarja u regjistrua në Samara. Sipas Ministrisë së Brendshme lokale, pasagjerja shprehu pakënaqësinë për muzikën, por taksisti e injoroi dhe vazhdoi rrugën. Në pak sekonda, gruaja nxori hanxharin dhe filloi ta tundte drejt tij. Tensioni u rrit kur ajo i tregoi me forcë cilin stacion radio donte të dëgjonte.

Shoferi, duke kuptuar rrezikun, e fiksoi menjëherë radion dhe u përpoq të ruante qetësinë. Sipas mediave ruse, gruaja kishte thënë se destinacioni i saj ishte një varrezë, një detaj që i shtoi edhe më shumë çuditshmëri situatës. Videoja, e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ruse, ka shkaktuar reagime të forta.