Katër burra nga Sidnei janë akuzuar për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar të pornografisë me fëmijë dhe përmbajtjes satanike”, tha policia australiane të hënën.

Oficerët ekzekutuan gjashtë urdhër-bastisje për një rrjet ndërkombëtar për shpërndarjen e pornografisë satanike me fëmijë.

Mediat e huaja shkruajnë se gjatë hetimit, u identifikua një rreth pedofilësh me bazë në Sydney që ishte përfshirë në mënyrë aktive në posedimin, shpërndarjen dhe ofrimin e përmbajtjes nëpërmjet një faqeje interneti të menaxhuar ndërkombëtarisht. Sipas të njëjtit burim, më i riu nga katër të arrestuarit i moshës 26, 39, 42 dhe 46 vjeç luajti një rol kryesor.

Ai u akuzua për 14 akuza, duke përfshirë përdorimin e shërbimeve të telekomunikacionit për të shpërndarë ose aksesuar pornografinë e fëmijëve. Tre burrat e tjerë u akuzuan për posedim të materialeve pornografike që përmbanin gjithashtu sjellje seksuale me fëmijë dhe posedim droge. Të arrestuarit mbeten në paraburgim pasi nuk u është dhënë lirim me kusht para se të nxirren para gjykatës.