Një ngjarje e rëndë dhe në të njëjtën kohë e mistershme është regjistruar në Francë, ku në bodrumin e një banesë u gjetën trupat e pajetë të tre foshnjave.
Rasti, i cili u zbulua në periferi të Parisit, konkretisht në zonën e Ville d’Avre, po hetohet nga autoritetet franceze, po pa një pistë kryesore.
Hetimet fillimisht janë fokusuar në gjetjen e shkakut të vdekjes së foshnjave, ndërsa mësohet se banesa ishte e pabanuar.
Mediat franceze, shkruajnë se mjeku ligjor i cili po merret me studimin e rastit dhe me përcaktimin e shkakut të vdekjes së foshnjeve, duhet tu përgjigjet një sërë pyetjesh për të ndihmuar grupin hetimor.
Sipas një burimi gjyqësor, nga rezultatet e para të hetimit rezulton se ish-pronari i shtëpisë ka qenë mjek gjinekolog, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2015.
Trupat e pajetë u gjetën këtë të martë nga një punëtor, i cili kishte shkuar në banesën e pabanuar për ta pastruar atë.
Nuk dihet se prej sa ditësh, javësh apo edhe muajsh mund të ketë ndodhur kjo ngjarje, ndërsa pritet që detaje të reja të bëhen me dije në ditët në vijim.