Policia meksikane ka gjetur 45 thasë të mbushur me trupa  njerëzish. Autoritetet kanë thënë se eshtrat përfshijnë burra dhe gra, por numri i trupave nuk dihet ende.

Autoritetet meksikane kanë gjetur 45 çanta me mbetje njerëzore në një luginë jashtë qytetit perëndimor të Guadalajara në shtetin e Jalisco, të Meksikës.

Zyrtarët po kërkonin për shtatë punonjës të rinj të qendrës së thirrjeve, të cilët ishin raportuar të zhdukur javën e kaluar, kur gjetën trupat. Eshtrat përfshijnë burra dhe gra, dhe numri i trupave nuk dihet ende.

Siç bëjnë me dije autoritetet në shtetin e Jalisco, policia kishte marr informacione për persona të zhdukur dhe se vendndodhja e tyre mund të ishte në atë zonë, por gjatë kërkimeve, policia dhe prokuroret në terren kanë gjetur 45 thasë të zinj me mbushur me trupat e njerëzve të prera në copa.

Ndërkohe policia dhe një ekuipazh helikopteri ka më shumë se 3 ditë që po kreh zonën, për të gjetur të tjera mbetje.

Çanta e parë u gjet të martën, por për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së dritës së diellit, hetimet rifilluan të mërkurën dhe do të vazhdojnë deri në gjetjen e të gjitha mbetjeve, tha prokuroria.

Zyrtarët thanë se do të vazhdojnë të punojnë për të përcaktuar numrin e trupave të vdekur, kush ishin ata dhe shkaqet e vdekjes së tyre. Kërkimet pritet të vazhdojnë për disa ditë për shkak të terrenit të vështirë dhe ndriçimit të dobët.

Edhe pse ende nuk është vërtetuar se si përfunduan trupat në luginë, krimet e zhdukjes janë relativisht të zakonshme në Meksikë.

Më shumë se 100,000 njerëz janë të zhdukur , sugjerojnë shifrat e qeverisë, ku shumë prej tyre janë viktima të krimit të organizuar. Autorët rrallë dënohen.

Jalisco është zemra e një lufte të dhunshme droge dhe disa nga grupet më të fuqishme që veprojnë atje përfshijnë kartelin Jalisco Neë Generation dhe rivalin e tyre, Nueva Plaza, i cili u nda nga CJNG në 2017, duke shkaktuar dhunë në të gjithë Guadalajara, kryeqyteti i shtetit Jalisco.