Një person i dyshuar si xhihadist, i cili thërriste “Allahu Ekber” është qëlluar për vdekje nga autoritetet e Parisit, pasi dyshohet se i ‘hoqi’ kokën me mjet prerës një burri tjetër.
Ngjarja ndodhi në Conflans-Sainte-Honorine, një periferi rreth 25 milje nga qendra e kryeqytetit francez ditën e sotme. Trupi i pajetë u gjet rreth orës 5.30 të pasdites, sipas burimeve.
Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje gjetën autorin të pranishëm, i cili i kërcënoi me armë. Më pas ai u arratis afër Eragny-sur-Oise, rreth dy milje larg dhe pasi refuzoi të dorëzohej, u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa u dëgjuan rreth dhjetë të shtëna.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri mendohet se ishte mësues dhe në klasë kishte paraqitur karikaturat e Profetit Muhamed, të ribotuara nga revista satirike në Paris, Charlie Hebdo. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, anulloi menjëherë udhëtimin e tij për në Marok, pasi mori vesh ngjarjen. Kohët e fundit Franca është përfshirë nga një sërë ngjarjesh të tilla, për shkak të ndjeshmërisë për çështjet fetare.