Një ngjarje tronditëse familjare ka ndodhur në Francë, ku një adoleshent 16-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë vëllain e tij 13-vjeçar dhe ka plagosur rëndë nënën e tyre brenda banesës familjare.
Sipas mediave franceze, hetuesit dyshojnë se i riu i ka shkaktuar plagë fatale të miturit gjatë sulmit, ndërsa më pas ka goditur edhe nënën. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes 25 dhe 26 majit.
Pas episodit të rëndë, 16-vjeçari është paraqitur vetë në polici, ku është vetëdorëzuar para autoriteteve. Raportohet se ai kishte pasur edhe më herët probleme të shëndetit mendor.
Kur policia mbërriti në banesë, gjeti nënën dhe djalin 13-vjeçar në dhomat e gjumit. I mituri kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa nëna u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, me dëmtime serioze në kokë.
Në vendngjarje janë sekuestruar një thikë dhe një çekiç, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit. Autoritetet franceze vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
