Historitë e tmerrshme nga qyteti ukrainas Mariupol duket se nuk kanë fund, që preh hyrjes së rusëve në të.

Një denoncim i frikshëm ka ardhur nga këshilltari i kryebashkiakut, i cili ndodhet në migrim dhe që është publicist në gazetën Kiyv Independent.

Ai raportonte banorët që kanë mbetur në qytet po detyrohen nga ushtarët rusë të çmontojnë minat e hedhura, dhe deri më tani 8 persona janë hedhur në erë teksa tentonin ta bënin këtë gjë.

“Të detyruar të çminojnë, 8 civilë u hodhën në erë. Pushtuesit po përdorin banorët si specialistë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese”, thotë ai.

Sipas tij, 8 ukrainasit e punësuar nga njësitë ruse për të pastruar rrënojat e një fabrike metalurgjike të bombarduar në Mariupol u hodhën në erë nga një minë.

Qyteti është i rrethuar nga rusët që prej muajit maj kur ushtria ukrainase u detyra të largohej pas humbjeve të mëdha të shkaktuara. Furnizimet e rregullta me energji elektrike, ujë dhe gaz nuk janë rivendosur ende dhe që nga pushtimi rus, deri në 22,000 civilë kanë vdekur, ndërsa 100,000 njerëz janë ende të bllokuar në qytet dhe në rrezik mjedisor dhe epidemie, për shkak të temperaturave të larta dhe viktimave të pavarrosura.