Është rrëzuar ditën e  sotme një helikopter në Greqi.

Siç raportohet nga mediat vendase bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Evian Veriore të Greqisë, 100 km në veri të Athinës, teksa ngjarja vijon të jetë nën hetim dhe mos të ketë shumë detaje.

Një dëshmitar okular në vendin e ngjarjes tregon se helikopteri teksa ishte në ajër ka nisur të marrë një anim të çuditshëm, ndërsa pak minuta më vonë është dëgjuar një zhurmë.

Në informacionet paraprake thuhet se helikopteri ishte duke u nisur nga Mantoudi për në Volos, kur humbi kontaktet me Forcat Ajrore.

Mësohet gjithashtu se helikopteri  është civil dhe u rrëzua në plazhin Achladi në Evia veriore.