Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti ajror tragjik i ndodhur në janar të vitit të kaluar në Washington, D.C..
Ngjarja përfshinte një avion pasagjerësh të American Airlines dhe një helikopter ushtarak, të cilët u përplasën në ajër pranë Ronald Reagan National Airport. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën 67 persona.
Sipas të dhënave, aksidenti ndodhi në momentin kur avioni ishte në fazën e uljes drejt pistës. Pas përplasjes në ajër, të dy mjetet fluturuese ranë në ujërat e ftohta të Potomac River.
Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të këtij aksidenti të rëndë.
NEW footage of PSA Airlines CRJ700 colliding midair with a U.S. Army UH-60 Black Hawk near Ronald Reagan Washington National Airport over the Potomac River.
— Clash Report (@clashreport) March 30, 2026
All 67 people died.
CRJ700 made a last-second nose-up pull about one second before impact, while the helicopter showed no… pic.twitter.com/9IkilOyXMC
