21-vjeçarja Emmanuela humbi jetën tragjikisht disa ditë më parë, pasi u përplas por vdekje në Selanik, nga një 26-vjeçar shqiptar.
Pas vdekjes së të resë, prindërit e saj vendosën që të dhuronin organet e së bijës, pasi siç thanë ata, kjo ishte dëshira e saj. Mediat greke raportojnë se një 40-vjeçare, e cila është nënë e një fëmije dhe jetonte me aparatin mbështetës të zemrës, do marrë zemrën e 21-vjeçares. Ndërsa mëlçia e vajzës do të merret nga një burrë, i cili sipas të njëjtave informacione ishte prej disa kohësh në listën pritëse.
Po ashtu, edhe korneat e 21-vjeçares janë hequr nga okulistë dhe do të transferohen në Bankën e Syve AHEPA, ku do të ekzaminohet se cilët pacientë përputhen me të. Për veshkat, kryhen teste speciale për të gjetur marrës. Ndërsa mushkëritë e saj u konsideruan të papërshtatshme për transplantim.
E reja u aksidentua për vdekje nga 26-vjeçari shqiptar, i cili e la të gjakosur në asfalt dhe u largua. Ai po gjykohet dhe për momentin rrezikon të dënohet me burgim deri në 15 vjet.