Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi së fundmi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk ka një alternativë tjetër.

Szijjártó shtoi se disa vende të tjera evropiane e blejnë naftën ruse fshehurazi përmes kanaleve alternative, kryesisht sepse është më e lirë, raporton zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, përmes platformës X.

Ministri hungarez “paralajmëroi kundër hipokrizisë së atyre që sulmojnë me zë të lartë Hungarinë dhe Sllovakinë, por importojnë fshehurazi të njëjtën naftë përmes Azisë”, tha Kovacs gjatë një takimi informal të Këshillit të Energjisë në Danimarkë.

Deklaratat e Szijjártó-s reflektojnë presionin ndërkombëtar mbi Hungarinë për blerjet e saj energjetike dhe hedhin dritë mbi praktikat e ndryshme të importit të naftës ruse në Evropë.