Ushtria izraelite ka njoftuar se marrëveshja për armëpushim ka hyrë zyrtarisht në fuqi, pasi trupat janë tërhequr dhe janë vendosur në pozicionet e dakorduara më parë.
Në një deklaratë të shpërndarë në Telegram, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bënë me dije se që nga mesdita, njësitë në Komandën Jugore janë vendosur përgjatë vijave të përcaktuara dhe do të qëndrojnë aty për të neutralizuar çdo kërcënim të mundshëm.
Sipas të dhënave të fundit, ushtria izraelite ka nën kontroll rreth 53% të territorit të Rripit të Gazës, kryesisht zona jo urbane.
Marrëveshja përfshin edhe një afat 72-orësh për Hamasin që të lirojë të gjitha pengjet pas hyrjes në fuqi të armëpushimit. Nga ana tjetër, Izraeli është zotuar të lejojë hyrjen e 600 kamionëve me ndihma humanitare në Gazë çdo ditë.