“Gazetari i “Fox News”, Trey Yingst ka publikuar pamje nga arrestimi i Nocolas Maduro në zyrat e Deas në Nju Jork.
Në videon e publikuar në facebook, Maduro shfaqet me shapka dhe me një shishe uji në dorë, shoqëruar nga dy oficerë policie. Kujtojmë se Maduro u arrestua së bashku me gruan e tij nga Delta Force amerikane diten e djeshme. Ai u mor me avion ushtarak nga Karakas, në drejtim të Nju Jorkut.
SHBA-ja njoftoi se do të administronte Venezuelën përkohësisht derisa të arrihej një tranzicion politik. Kjo ndërhyrje ka shkaktuar dëmtime, reagime të forta ndërkombëtare dhe tensione për ligjshmërinë e sulmit, me vende të shumta që e dënuan atë si shkelje të drejtës ndërkombëtare. Ndërkohë, Gjykata Supreme e Venezuelës emëroi Delcy Rodríguez si presidente të përkohshme.






