Një gazetare amerikane, Shelly Kittleson, u rrëmbye pasditen e së martës në qendër të Bagdadit, pranë një hoteli, njoftojnë mediat ndërkombëtare.
Kittleson, 45 vjeçe dhe me përvojë si korrespondente në zona konflikti, u sulmua nga një grup të armatosur që sipas dëshmitarëve kishte të paktën dy makina dhe disa anëtarë të maskuar si roje sigurie, shkruan Corriere.
Operacioni i rrëmbimit u ndërpre pas ndërhyrjes së policisë në provincën e Babilit, ku një nga makinat u përmbys, duke lejuar kapjen e një prej autorëve.
Megjithatë, informacionet për fatin e gazetares janë të ndryshme: disa media lokale dhe Al-Arabya raportojnë se Kittleson është liruar dhe ka pësuar vetëm lëndime të lehta, ndërsa Ministria e Brendshme e Irakut konfirmon se ajo është ende në duart e rrëmbyesve, të cilët janë larguar drejt jugut.
Dëshmitarët flasin për një “komando të mirë-koordinuar”, e mundshme nga milicitë shiite të lidhura me Teheranin, përfshirë grupin Kataib Hezbollah, të njëjtët që në muajt e fundit kanë kryer sulme ndaj ambasadës amerikane dhe bazave të koalicionit.
Përplasjet e fundit kanë shkaktuar të paktën 80 viktima nga bombardimet amerikane të hakmarrjes, duke rritur tensionet në rajon.
