Një qytet ku në çdo rrugicë sheh njerëz të shtrirë në tokë pa ndjenja, shpesh herë edhe të vdekur.
Një skenar që ngjan më shumë me një film triller apo horror, apo jo?
Epo ja që nuk është një film por realitet, pasi kjo është pamja që u rezervohet banorëve të Wolverhampton në Britaninë e Madhe.
Qyteti duket se është i pushtuar nga persona të varur nga droga e quajtur “Black Mamba”, një version artificial i kanabisit me efekte anësore të tmerrshme – të tilla si shndërrimi i njerëzve në zombie të jetës reale. Këta njerëz tashmë janë kthyer në shqetësim për qytetarët, pasi numri i tyre sa vjen e shtohet.
Varësia ndaj kësaj droge është shkaku i 258 vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani. Dhe qyteti i Wolverhampton është mbushur me njerëz të lidhur me lëndën narkotike të rrezikshme.
“Ka patur një sërë dyqanesh që kanë thyer xhamat e përparme, njerëz të dëshpëruar që hyjnë për të vjedhur para ose mallra. Autoritetet i kontrollojnë këto incidente, por bëhet pak për t’i parandaluar apo për të qortuar fajtorët. Është një situatë shumë e pakëndshme dhe ndihet mjaft shqetësuese dhe frikësuese. Nuk e di se çfarë po bëhet për ta ndaluar, por nuk dyshoj asgjë.”- shpjegoi një qytetar për The Sun.
Sipas autoriteteve, në vitin 2022 janë kryer 128 krime për 1000 njerëz, që është rritur në mënyrë dramatike nga vetëm 66 krime për 1000 persona në vitin 2016.
Në vitin 2022 kanë ndodhur gjithsej 31,470 krime. Prej tyre, vetëm 645 ishin të lidhura me drogën, pavarësisht nga problemet e përhapura me ilaçin Black Mamba.