Ka vdekur në moshën 79-vjeçare gjenerali famëkeq serb Nebojsha Pavkoviç, një nga figurat kyçe të aparatit ushtarak serb gjatë luftës në Kosovë dhe i dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.
Pavkoviç vdiq në Akademinë Ushtarako-Mjekësore në Beograd, ku ishte shtruar për mjekim vetëm pak javë pasi u lirua për arsye shëndetësore nga burgu në Finlandë, ku po vuante një dënim 22-vjeçar.
Gjatë luftës së vitit 1999, ishte komandant i Ushtrisë së Tretë të Jugosllavisë, kreu operacione ushtarake në Kosovë të shoqëruara me vrasje masive, dëbime dhe krime kundër civilëve shqiptarë. Ai u dorëzua Tribunalit të Hagës në vitin 2005 dhe u shpall fajtor në vitin 2009 për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës. Pavkoviç ishte i vetmi nga të dënuarit në atë proces që nuk përfitoi ulje të dënimit.
Në të njëjtën çështje u dënuan edhe figura të tjera të larta serbe si Nikola Shainoviç, Sreten Lukiç dhe Vladimir Lazareviç.