Abdul Rahman Tufik Balut, 21 vjeç, i dyshuar për sulmin në Pride të Berlinit, u qëllua për vdekje nga policia gjatë një operacioni në Spadau. Sulmi me furgon ndaj turmës gjatë ngjarjes rezultoi në vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e mbi 25 personave.
Operacioni nga ekipi special i SEK u zhvillua në një magazinë në një kopsht në periferi të Berlinit, Spandau. 21-vjeçari sulmoi oficerët e policisë me thikë, ndaj ata hapën zjarr, si pasojë e së cilës ai humbi jetën.
Ministri Federal i Brendshëm e quajti incidentin një sulm terrorist islamist, duke konfirmuar se autori ishte i njohur për autoritetet për vepra penale dhe lidhje me skenën islamiste. Mediat shkruajnë se ai kishte një histori në burgjet për të mitur, konsiderohej mbështetës i organizatës terroriste Shteti Islamik
