Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter u regjistrua herët në mëngjesin e së shtunës, në orën 05:55 minuta, në zonën detare të Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik grek, epiqendra e tërmetit ndodhet 31 kilometra në jug të Arvit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 23.5 kilometra.

Mediat greke nuk raportojnë për dëme.